Sauthemptoni i Premier Ligës caktoi, keto dite, trajnerin uellsian, Mark Hjuxh, si drejtuesin e ri të ekipit të vet. Kështu, Hjuxhit iu ngarkua detyra e vështirë që ta shpëtojë këtë klub nga rënia një kategori më poshtë.
Vetëm dy ditë, pasi u nda me Mauricio Pelegrinon, klubi i Sauthemptonit gjeti një trajner të mirë dhe me përvojë që, kur ka qenë futbollist, shkaktonte frikë dhe përbënte kërcënim për mbrojtjet kundërshtare. Gjatë karrierës së tij, Hjuxi ka drejtuar Mançester Sitin dhe Stouk Sitin. Trajneri i ri do të debutojë të dielën, në çerekfinale të FA Kupës, kundër Viganit.
Sfidanti.al