Betisi, në ndeshjen e fundit të raundit të 28-të të La Ligës, mundi 3-1 Alaveshin në fushën e këtij të fundit. Ky ekip i Seviljes i ka vënë si objektiv vetes pjesëmarrjen në Ligën e Evropës dhe mund të thuhet se hero i tij është sulmuesi 24-vjeçar Loren Moron që ka një fat të ngjajshëm si Xhejmi Vardi i Lester Sitit, sepse, para këtij sezoni, ai luante në ligën e 3-të, ndërsa, tani, po shkëlqen në elitën futbollistike spanjolle.
Moroni shënoi dy gola kundër Alaveshit, duke arritur shifrën pesë gola në gjashtë ndeshjet për “bardhegjelbërit”, në ekipin B të të cilëve ai ka shënuar 17 gola në 23 ndeshje.
Betisi, duke i fituar të tria pikët në ndeshjen e fundit, tani, ndodhet në vendin e 8-të me 40 pikë, katër më pak sesa Vilareali që ndodhet në vendin e 6-të që të çon në konkurrimin evropian të mësipërm.
Sfidanti.al