Kujdes Hazar kur thua: “ Del në fushë vrapon, por nuk luan futboll…”

Trajneri i Celsit, Antonio Konte, ndodhet përballë presionit, pasi shumëkush kërkon dorëheqjen e tij. Ky ekip londinez nuk ka asnjë shans që ta mbrojë titullin e kampionit të Premier Ligës që fitoi sezonin e kaluar, ndërkohë që është në pikëpyetje edhe sigurimi i vendit midis katër ekipeve të parë të tabelës së klasifikimit. Së fundmi, Konte mori një shigjetë kritike edhe nga lojtari më i mirë i Celsit, Eden Hazar, që tha: “Është e habitshme se del në fushë dhe vrapon, por futboll nuk luan!”

I pyetur se i konsideron ai kritikat, Konte dha një përgjigje interesante. “Mendoj se e tillë është puna jonë që edhe të kritikohemi, kështu që kritikat janë konstruktive, por, nganjëherë, ato janë mbetje të zakonshme qejfi”, tha Konte.

Sfidanti.al