Nuk kanë folur ende pretendentë të tjerë (pasi nuk ka), por dy kryesorët nuk e kanë mbajtur gojën mbyllur. Nejmar është i lidhur me një kalim për tek Reali apo për një kthim të pabesueshëm tek Barcelona dhe nga të dy klubet ka pasur komente.
“Nejmar do të përshtatej në çdo sistem, në çdo skuadër të botës”, – tha shkurt trajneri madrilen Zidan, kur u pyet për brazilianin e Paris SG. Nuk mungoi as opinioni katalanas i amplifikuar nga Ivan Rakitiç. “Dera për Nejmarin tek Barcelona është gjithnjë e hapur, nëse Nejmar dëshiron të kthehet”, – foli mesfushori kroat.
E vërteta është se Rakitiç duhet të shohë sondazhet e tifozëve, pasi shumica e përkrahësve të Barçës nuk e duan sulmuesin që të jetë përsëri në “Kamp Nou”. Tek Paris SG, ndërkaq, ka lëvizje. Presidenti Al Helaifi pritet të shkojë në Brazil për të takuar Nejmarin dhe për ta bindur që të mos largohet.
Sfidanti.al