Ky projekt i ri u prezantua, këto ditë, nga presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Ilço Gjorgioski, dhe presidenti i Federatës së Sportit në Shkolla, Aleksandar Tuçekiveski.
“Ne po fillojmë zbatimin e një projekti, me të vërtetë, të rëndësishëm. Në bashkëpunim me Federatën e Sportit në Shkolla, ne do të realizojmë projektin ‘Futbolli në shkolla’ që përfshin, midis të tjerave, djem dhe vajza të klasave të dyta deri të pesta. Me zbatimin e projektit, ne presim që, në fazën e parë të tij, numri i nxënësve që do të merren me futboll, do të rritet deri në 5000, në fazën e dytë – 10 000 dhe fazën e tretë – 15 000. Ky projekt do të përfshijë 120 shkolla të vendit tonë dhe qëllimi i tij është afrimi i futbollit te të rinjtë”, tha Gjorgioski.
Sfidanti.al