Ky është Sergio Ramosi, sinonimi i kartonit të verdhë në Champions

Deri përpara Parisit, nuk deshi të ofendonte Pol Skoulsin dhe ishin që të dy barazim. Mesfushori anglez dhe kapiteni i Realit, Sergio Ramos, ishin dy lojtarët me më shumë kartona të verdhë në historinë e Championsit. Secili prej tyre kishte nga 36 të verdhë, por kjo barazpeshë u prish në “Park dë Prensis”, pasi Ramosi deshi të ishte rekordmeni i vetmuar.

Ai e mori kartonin e verdhë duke u ngjitur në kuotën 37, e duke e lënë prapa Skoulsin. Kjo ndodhi në pjesën e dytë, kur mbrojtësi i qendrës ndërhyri ashpër ndaj zëvendësuesit argjentinas, Havier Pastore, duke mos i lënë mundësi zgjedhjeje gjyqtarit Brih. Gjithsesi, Ramosi mund të ketë të paktën një ngushëllim, pasi ai është mbrojtës dhe mund të marrë më natyrshëm të verdhit, kurse Skouls ishte mesfushor, madje nga ata të lojës së bukur dhe organizator.

Sfidanti.al