Duket mesazh pak i tepruar për një lojtar që fitoi “treshen” në 2015 me Barcelonën, por që i shkon përshtat tani që ka ndërruar skuadër. Nejmar nuk ishte në fushë, në përballjen e Paris SG me Realin në Francë, ndërsa mediat spanjolle e ngacmuan brazilianin e dëmtuar. “Një fitore që është si një mesazh për Nejmarin, shkruan “Marka”, për të fituar duhet të luash në Madrid”.
E drejtë pasi PSG u eleminua përsëri dhe nuk dihet se kur do të jetë në gjendje të arrijë të paktën gjysmëfinalet e Championsit. Gjithsesi, për Nejmarin mjafton të kthehet tek Barcelona që të fitojë sërish trofe. Në klubin katalanas, ai fitoi dy tituj kampion, një Champions, tri Kupa të Mbretit, një Superkupë të Spanjës dhe një Kupë të Botës për klubet.
Sfidanti.al