Mesfushori i Milanit, Frank Kesi, mbas fitores së fundit 2-0 ndaj Romës, bëri një krahasim mes trajnerit të tij të tanishëm, Xhenaro Gatuzo, dhe ish-trajnerit të “rosonerëve” Vinçenco Montela, duke kritikuar, në fakt, metodat e stërvitjes së trajnerit aktual të Seviljes (Montela).
“Gatuzo na detyron neve që të vrapojmë në pjesën më të madhe të kohës së stërvitjes, ndërkohë që një vemendje të madhe ai i kushton edhe taktikës. Të them të drejten, me Montelën ne pothuajse nuk stërviteshim, ndërkohë që edhe strategjisë së lojës së ekipit ai i kushtonte pak vëmendje, kurse, tani, është ndryshe. Atmosfera në dhomën e zhveshjes te neve, gjithnjë, ka qenë e mirë, vetëm se, tani, ne përqëndrohemi më shumë te korrigjimi i gabimeve të së kaluarës”, vuri në dukje Kesi.
Sfidanti.al