Mjeshtria e lartë do të mbahet mend gjithnjë. Ylli holandez i futbollit, Denis Bergkamp, tamam, para 16 vitesh, shënoi një gol të pazakontë kundër Njukasllit, duke e befasuar, me një lëvizje të vetme në formë piruete, mbrojtësin Nikos Danizas. Mbas më shumë se një dhjetëvjeçari e gjysmë, sot e kësaj dite, asnjë futbollist tjetër nuk ka arritur që ta kopjoi lëvizjen ose finten fantastike të mjeshtrit të madh holandez.
“Një gol i pazakontë. Ne patëm fatin dhe nderin që ta shihnim një gol të tillë, pasi atë mund ta shihni shumë rrallë”, tha, atëkohë, trajneri i Arsenalit, Arsen Venger. Ky gol i Denis Bergkampit është zgjedhur si një nga golat më të bukur në historinë e Premier Ligës angleze.
Sfidanti.al