Mino Raiola e ben serish. Agjenti i Xhanluixhi Donarumes ka leshuar nje tjeter deklarate qe do te behet objekt diskutimi ne median italiane ne ditet qe do te vijne.
‘Donaruma e ka bere zgjedhjen e tij qe te qendroje te Milani dhe une e respektoj-tha Raiola-por nese do te me beje te ditur se deshiron te largohet do te filloj menjehere punen sepse ofertat e rendesishme nuk mungojne. Madje po te ishte per mua, Xhixho duhet te largohet nga Milani’.
Nje deklarate kjo qe eshte si nje rrufe ne qiell te hapur per Milanin qe po shfaqet ne nje forme te mire nderkohe qe mes portierit 19 vjeçar dhe tifozeve kuqezi eshte vendosur paqja. Sido qe te jete merkatoja e veres pritet te jete shume e ngarkuar per Donarumen dhe Milani nuk deshiron te jete i papergatitur nese portieri degjon keshillen e Raioles. Ne fakt kuqezinjte prej kohesh po punojne per te sjelle ne Milano, Pepe Reinen qe eshte drejt perfundimit te kontrates me Napolin.
Sfidanti.al