Liberty Media eshte e vendosur që të rrisë praninë e Formula 1 në SHBA. mësohet se kompania që ka në pronësi këtë kampionat, po kërkon që të organizojë një garë në Florida, pikërisht në qytetin e Miamit duke nisur që nga viti 2019. madje është arritur deri aty sa të përcaktohet edhe vendi ku do të ndërtohet pista e gjatë 5 km dhe bëhet fjalë për zonën Brikuell.
Por projektet për Formula 1 nuk ndalen këtu. mendohet se po punohet për përfshirjen në kalendarin e këtij kampionati edhe të një gare në Vietnam. Drejtues të FIA kanë zhvilluar së fundmi një vizitë në Hanoi për të parë mundësitë e realizmit të këtij plani.
sfidanti.al