Gatuzo i thotë Kollarovit: Luaj futboll, se do të ta shkelmoj prapanicën!

Milani vazhdon të arrijë rezultate pozitive, ndërkohë që ndeshjen e fundit ai arriti një fitore të rëndësishme, duke mundur 2-0 Romën në “Olimpiko”. Një moment interesant ndodhi, gjatë kësaj ndeshjeje, te vija anësore, nga ku trajneri i Milanit, Gatuzo plot temperament, hyri në një duel verbal me lojtarin e ekipit roman, Aleksander Kollarov.

“Luaj futboll, se do të ta shkelmoj prapanicën”, ishin fjalët, me të ciliat iu drejtua Kollarovit trajneri italian që njihet për reagimet e tij të vrullshme në fushën e lojës. Edhe futbollist serb ia ktheu, por, sidoqoftë, situatën e qetësoi gjyqtari kryesor. Sido që të jetë, në fund të pjesës së parë të ndeshjes, Gatuzo i kërkoi falje Kollarovit, madje, edhe e përqafoi gjatë rrugës për në dhomën e zhveshjes.

Sfidanti.al