Alesandro Kostakurta ngushton rrethin e kandidateve per te marre drejtimin e pankines italiane; ne gare kane mbetur Antonio Konte, Roberto Mançini dhe Luixhi Di Biaxho. Me pare Kostakurta kishte thene se Konte mund te bente me mire se te tjeret ne Kombetare duke lene te kuptohet se preferonte trajnerin e Çelsit, por zv/presidenti i FIGC e mohoi diçka te tille.
‘Nuk kam thene kurre se preferoj Konten per stolin e Italise-tha Kostakurta-thashe vetem se duke qene se Konte kishte punuar me pare me Kombetaren ka parametrat e duhur. Ka bere nje pune te mire. Per me teper duke qene se ne kete moment nuk kemi talente te medhenj, eshte e nevojshme qe te gjejme trajner te afte. Dhe emrat e permendur jane vertet trajnere te zote’.
Pas 3 muajsh do te zgjidhet perfundimisht ky mister dhe ne gare jane 2 trajnere eksperte dhe ‘outsideri’ Di Biaxho me kete te fundit qe do te kerkoje konfirmimin ne ndeshjet me Argjentinen dhe Angline ne fund te muajit mars. Konte eshte ne kontrate me Çelsin por ka qene ne stolin e Te Kalterve duke bere nje pune te mire perpara se te merrte serish drejtimin e nje klubi.
Ndersa Mançini nuk ka drejtuar asnjehere nje kombetare, por terhiqet nga ideja qe te ulet ne stoljn e Kombetares Italiane. Per me teper duket se Mançini e ka me te lehte te nderprese bashkepunimin me klubin e tij Zenit.
Sfidanti.al