Trajner: Fjalori shqip-shqip/ kuptimi;
Specialist qe stervit, edukon dhe trainon nje individ apo skuader.
Dhune, sharje,perseri dhune dhe sharje dhe perseri dhune, ne fushe, pankine dhe me tej.
Kjo eshte tabloja e futbollit nga Kelcyra ne Velipoje, stadiume te kthyer ne shesh beteje, kjo eshte lufta e topit qe mund te te çoje lehte fare në mish per top.
Ngjarja e shemtuar fatmiresisht e mbetur ne tentative ajo ndaj trajnerit Gjoka, fatkqesisht u mbyll per tre dite, aq sa zgjat çudia shqiptare.
Shija qe la pas, eshte ajo e barutit te sapodjegur, e çiftes se zbrazur, por jo qorrazi.
Kujtoj fytyren prej meiti te Gjokes para kamerave dhe ndiej nje peshtjellim te dyte menjehere pas atij te dates shtate.
Eshte nje tragjedi e mbetur ne tentative, por e paralajmeruar me pare, e sterthene per fatin e mjere te trajnerit ne kete futbollin e diteve tona.
Trajneri i futbollit tone, ndihet dhe sillet si inferior, nuk ka kredencialet e emrave autokton, emri shqip i trajnerit tingellon mjeran per ata qe i firmosin borderone po aq mjerane.
Trajneri si entitet ka humbur prestigjin qe impononte jo vetem te lojtaret por edhe te tifozet dhe me gjere. Aq e vertete eshte kjo sa qe, edhe vet ai duket se i ka dorezuar armet e mjeshtrit dhe eshte kthyer ne shegert të pronarit te tij.
Ajo qe i ndodhi Gjokes brenda mureve te shtepise se futbollit shkodran, nuk duhej te mbyllej me tre artikuj dhe tre minuta flesh ne kronika lajmesh.
E kuptoni dramen, e merrni vesh apo duhet te ndodhte edhe me keq se kaq?
U morem me zgjedhjet qe vetem zgjidhje nuk do pasojne, u moren jave te gjata, u investuan para, nerv dhe shume premtime, shitje blerje te tipit X,2,1,. U moren me zell te madh me tubimin pro trukimit, por shume pak per te mos thene fare me gjymtimin e figures me autoritare te lojes.
Ku jane ata gazetare, sportdashes dhe qytetare me sensin e pergjegjesise dhe solidaritetit?
Kjo eshte pra, plaga e hapur prej kohesh, gangrena e kembeve te futbollit, nuk po çudit me asnje ndodhi e çfaredolloje permase qofte.
Kjo eshte koha e erresires se paralajmeruar, kjo eshte humbja me e madhe e futbollit tone, diten qe dora e ngritur mbi të nuk ben zhurme as per tre dite te plota.
Eshte neperkembur koke e kembe institucioni i trajnerit, eshte bere cope e çike e gjitha struktura prej allçie, qe e ka mbajtur deri tani ne kembe, i erdhi fundi edhe atij qe duhej te ishte ” i paprekshem”.
Eshte nje zone lufte e gjithe fusha e blerte, nuk eshte me nje feste per fitore apo nje e dhembur per humbje, sepse eshte loje e kurdisur ne te shumtin e hereve.
Mos thoni qe nuk ju kemi paralajmeruar edhe per kete!
Mos e dhente Zoti, qe dikujt t’i shkoje ne mendje t’i bjere nga pas dhe te vendos pak paqe ne fushe, nuk shkon, fundja kush tha qe e meritojme. I dogjem te gjithashanset edhe per kater vite te gjate. Gjasat per t’i lene trajnereve ne dore skemat dhe lojen jane ekuacione pa te njohura, aksionet e trajnerit ne bursen e futbollit jane ne renie pikiate.
Me siguri zoteria ” man in black” atje ne Zvicer, po na ve damken nje here e mire ” ai stan ate bulmet ka” dhe ky stani yne pa gardh eshte katandisur kullote me kaçake.
Edhe nese gjendet dora fajtore e ngritur ndaj Gjokes, te jeni te sigurt se ajo eshte dora e fundit, doren e pare e kane dhene me kohe ustallaret e kartonave jeshile.
Kjo eshte koha e premtimeve me germa te arta mbi pllakata qe do iu varen njerezve mbi koke. Emrat triumfatore qe koha nuk do t’i reabilitoje dot, pasi drama e vertete eshte fresku qe i bejme vehtes sone, sa here qe siç e thote edhe kenga ” We need a hero!”.
Vetem se heronjte tane me shpejt mesuan te flasin gjuhen e vjeter armene sesa gjuhen zyrtare te Futbollit.
Ç’ti themi Gjokes per ngushellim, ka shume me keq se kaq!
Nuk keni pare asgje akoma, per fat te keq!
sfidanti.al