Hije skandali afrohen :Katari do ta humbasë Botërorin 2022?

Një skandal i madh mund të shpërthejë në futbollin botëror, në muajt e ardhshëm, pasi Katari do të mund të privohet nga organizimi i Kupës së Botës 2022, ndërkohë që kjo e fundit do të mund të zhvillohet në SHBA ose Angli!? Këtë e deklaroi ministri i Sporteve të Arabisë Saudite, Turki al-Sheik, që pretendon se një vendim i tillë do të merret, shtatorin e ardhshëm. Sidoqoftë, nga FIFA nuk ka asnjë njoftim lidhur me këtë pretendim.

Katari e fitoi të drejtën e organizimit të Kupës së Botës 2022 gjatë votimeve që u zhvilluan, më 2010, por, sidoqoftë, që atëkohë, u shfaqën dyshimet e para se ka pasur korrupsion, konkretisht, se votat janë blerë nga ky shtet arab.

Vitin e kaluar, Bahreini, Egjipiti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite kërcënuan se do ta bojkotojnë Mundialin 2022, me arsyetimin se Katari mbështet ekstremizmin islamik dhe mban lidhje të ngushta me Iranin.

Sfidanti.al