Barcelona, demtimi e le Semedon 5 jave jashte fushave te lojes.

Nelson Semedo do t’i mungoje Barcelones per 5 jave. Mbrojtesi i djathte i skuadres katalanase gjate ndeshjes me Gironen pesoi nje demtim ne bicepsin femoral ne kofshen e majte, lajm qe u konfirmua nga vete Barcelona nepermjet nje komunikate per shtyp.

Semedo iu nenshtrua ekzaminineve mjekesore ku u percaktua edhe koha e mungeses se tij ne fushat e lojes qe eshte pikerisht per 5 jave. Kjo do te thote se Semedo qe ne kete sezon ka luajtur 24 ndeshje me Barcelonen, do te mungoje ne ndeshjet me Las Palmas dhe Atletiko Madrid javen e ardhshme ashtu sikurse edhe ne Çelsin ne Ligen e Kampioneve.

Rolin e Semedos per keto 5 jave te Barcelona do ta luajne Serxhi Roberto dhe Aleiks Vidal.

Sfidanti.al