Presidenti i ri i klubit atraktiv suedez, Ostersund, para një muaji, në një mbrëmje gala me rastin e dhënies së çmimeve sportistëve më të mirë të Suedisë për vitin 2017, deklaroi: “Ne do ta mundim Arsenalin”. Dhe, në fakt, ata e mundën.
Pjesëtarët e këtij klubi thonë për vete se ai nuk ka histori, nuk ka traditë, nuk ka ndonjë kulturë të madhe dhe nuk ka as para për të blerë ndonjë lojtar të madh, por, ky klub ka gjetur një metodë të veten që e ka ndihmuar atë që nga një ekip i kategorisë së 4-t të arrijë deri në top 32-shënmë të mirë në Ligën e Evropës. Ostersundi është njëhistori më vete që me një formulë jotipike arriti të bëhet i njohur në Evropë dhe të arrijë rezultate të shkëlqyera, te të cilët ata me siguri që nuk kishin besuar as vetë. Klubi i këtij qyteti që ndodhet rreth 385 km larg Arktikut dhe që para në pak se tetë vitesh bënte pjesë në ligën më të ulët të futboillit suedez, arriti që t’i shënoi Arsenalit dy gola brenda 70 sekondave dhe ta vejë në rrezik kualifikimin e klubit të njohur anglez.
Trajektorja e këtij klubi ndryshoi para gjashtë vitesh, kur në kolltukun e presidentit u ul Daniel Kindbergu që bashkë me trajnerin e porsacktuar anglez, Grem Poter, ndryshuan kuadrin e deriatëhershëm të këtij klubi, duke e cilësuar qëndrimin e tyre të ri me fjalën suedeze “eljest” që do të thotë “ndryshe nga të tjerët”!
“Ostersundi duhet të jetë ndryshe nga të tjerët, sepse ne nuk kemi histori, traditë, kulturë dhe as para, prandaj, ne kërkojmë lojtarë që janë të lirë e që largohen nga klubet e tjerë, të cilët ne i bashkojmë dhe i bëjmë që të luajnë me neve sipas rregullave tona”, thotë Kindbergu.
Sfidanti.al