Rrefehet Serena Williams: Gjate lindjes rrezikova te vdisja

Kane kaluar 6 muaj qe nga momenti kur Serena Williams solli ne jete vajzen e saj Olimpia. Tani tenistja amerikane vendosi te tregoje se çfare perjetoi ne ato dite shtatori.

‘Pata nje prerje cezariane me urjence ne çastet e fundit per shkak te renies se frekuencave kardiake te miat-tha Serena ne nje interviste per CNN-operacioni shkoi mire, por 24 oret ne vazhdim ishin nje tmerr per mua. Rrezikova te vdisja dhe tani jetoj me frike’.

Gjithsesi, tani Serena Uilliams i eshte kthyer pothuajse plotesisht normalitetit, por ankthi se se kjo histori mund te perseritet eshte ende me te.

‘Kur me ne fund u ktheva ne shtepi, duhet qe 6 javet e para pas lindjes t’i kaloja ne shtrat-vijoi Serena Uilliams-tani, pavaresisht anktheve, pranoj se kam qene me fat. Kam nje vajze shume te bukur dhe jam prane kthimit ne fushat e lojes’.

Sfidanti.al