Konfirmon De Vraj: Faleminderit Lazio! Dhemb kur iken ne kete menyre

Pas deklarates se Igli Tares per largimin e Stefan De Vraj nga Lazio, vjen konfirmini edhe nga vete futbollisti. Nepermjet nje mesazhi te gjate ne Instagram, mbrojtesi holandez tregon arsyet e largimit ne fund te sezonit.

‘Ishte nje periudhe e veshtire plot me spekulime per te ardhmen time sa u arrit ne momentin me te padeshiruar-shkruan De Vraj-per fat te keq per arsye te ndryshme nuk arritem nje marreveshje qe do te kenaqte te dy palet. E kuptoj zhgenjimin e tifozeve laziale dhe me dhemb qe po largohem ne kete menyre. Edhe pse ketu ndihem shume mire si ne shtepine time, ndonjehere eshte me mire t’i largohesh komoditetit per te arritur objektivat e deshiruar. Do t’i jem gjithnje mirenjohes Lazios dhe tifozeve te saj qe me qendruan gjithnje ne anen time dhe qe me dhane kete mundesi. U perpoqa ta tregoja kete çdo dite duke dhene maksimumin dhe do te vazhdoj ta bej deri ne fund’.

Sfidanti.al