Reali i Madridit, në një ndeshje, me të vërtetë, eksituese dhe të pazakontë, arriti një fitore 3-5 ndaj Betisit në Andaluzi, por duhet të theksohet se ai tregoi, gjatë saj, dy anë të kundërta në të dy pjesët e ndeshjes, kështu që edhe komenti i trajnerit të katalonjasve, Zidane, ishte i përzier. Ai u tërhoqi vërejtjen lojtarëve të tij që e lanë lojën në fund të pjesës së parë, por, në të njëjtën kohë, i lavdëroi ata për lojën në pjesën e dytë, kur edhe bën përmbysjen, duke shënuar, madje, katër gola. Si gjithnjë, Zizuja nuk i kurseu komplimentet për lojtarët e vet, por, kësaj here, sidoqoftë, ai veçoi dy futbollistë që, sipas tij, luajnë mirë, por që kanë pak shanse që të luajnë në fushë.
“Asensio dhe Lukasi janë lojtarë që gjithnjë meritojnë shumë më tepër. Kur duhet të dalin dhe dalin në fushë, ata i realizojnë detyrat e veta në mënyrë fenomenale, pavarësisht nga rrethanat. Ata janë, gjithnjë, të përkushtuar dhe bëjnë një punë të madhe në ekip. Ata e hapin mirë lojën, po ashtu, janë gjithnjë të hapur, kur luajnë në krah, ndërkohë që ata luajnë mirë edhe në mbrojtje”, vuri në dukje Zidane.
Sfidanti.al