F1, Team Haas u paraprin te gjitheve; prezanton e para makinen e re.

Skuadra amerikane Haas u paraprin te gjitheve ne Formula 1 dhe prezanton makinen e re me te cilen do te garoje ne Boterorin e ketij viti. Haas publikoi fotot e para te makines V-18 qe do te kete motoret Ferrari.

Pronari Xhin Haas ka me shume pretendime per kete skuader qe eshte ne vitin e trete te saj ne Formula 1.

‘I eliminuam ata elemente qe i konsideruam pike te dobeta. U perqendruam ne pune per te bere kete makine efikase dhe ne gjendjen qe te reduktoje diferencat me ekipet kryesore-tha Xhin Has

Makina Haas 2018 i shfaqi menjehere ndryshimet  e pesuara ne krahasim me vitin e kaluar dhe njera prej tyre eshte instalimi i sistemit Halo qe duke nisur nga ky vit do te jete nje detyrim per te gjitha skuadrat.

Sfidanti.al