‘Të mbrohen futbollistët nga ndërhyrjet e forta-është ky mesazhi i dhënë nga shefi i arbitrave në UEFA, Pierluxhi Kolina për vartësit e tij në ndeshjet e Ligës së Kampioneve dhe Europa League që rikthehen në këtë mesjavë. Një mesazh ky që u lëshua pasi u mësua për apelin e bërë nga trajneri i Mançester Sitit, pep guardiola pas dëmtimit të pësuar nga Leroi Sane në ndeshjen e Kupës së Anglisë me Kardifin. Katalanasi u kërkoi arbitrave që të tregohen më të kujdesshsëm dhe të mbrojnë lojtarët që ai i përkufizon si ‘artistët’ e futbollit
‘Futbollistët janë të rëndësishëm, kështu që duhen mbrojtur-tha Kolina-nuk duam të shohim situata në të cilat e ardhmja e një lojtari vihet në dyshim për shkak të një ndërhyrje shumë të ashpër, pak rëndësi ka nëse është e qëllimshme apo jo. Futbollistët të kuptojnë se duhet të respektojnë kundërshtarin e tyre dhe t’u rezervojnë atyre të njëjtin trajtim si për veten e tyre’.
sfidanti.al