Kei Saito, rasti i parë me doping në Lojërat Olimpike Dimërore

Kanë kaluar vetëm pak ditë dhe në Lojërat Olimpike Dimërore është shfaqur rasti i parë me doping. Bëhet fjalë për patinatorin e garës së shpejtësisë, japonezin Kei Saito. Sportisti 21 vjeçar rezultoi pozitiv me substancën acetalozamid në testet e kryera përpara fillimit të  këtyre Lojërave. Sipas një komunikate për shtyp të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, Saito ka pranuar largimin nga fshati olimpik dhe është pezulluar nga Lojërat Olimpike.

‘Do të luftoj për të provuar pafajësinë time-tha Saito nëpërmjet një komunikate-jam shumë i habitur pasi nuk kam përdorur kurrë doping’

sfidanti.al