Konte kryesisë së Celsit: Do të jetë budallallëk i madh, nëse shkarkohem!

Antonio Konte ndodhet nën një presion të madh, mbas dy humbjeve poshtëruese nga ana e dy ekipeve modeste të Premier Ligës (Bornmauth dhe Uatford), kështu që media angleze shkruan se ditët e tij te Celsi janë të numëruara dhe se ai do të zëvendësohet nga ish-trajneri i Barcelonës Luis Enrike. Siqoqoftë, këto spekulime kanë arritur deri te veshët e Kontes që, me ketë rast, i dërgoi një mesazh të qartë kryesisë së Celsit:

“Për mua, vazhdimi i bashkëpunimit me një trajner bëhet jo për shkak të rezultateve gjatë një sezoni, por për shkak të besimit që ju keni tek ai. Kjo nuk do të thotë se ju duhet të fitoni patjetër ndonjë trofe, pasi kjo nuk është gjë e thjeshtë, sidomos në Angli. Kryesia e klubit duhet të ketë besim te trajneri dhe puna e tij. Sidoqoftë, do të jetë një budallallëk i madh, nëse një trajner që do të punojë, të shkarkohet”, vuri në dukje trajneri i Celsit, Konte.

Sfidanti.al