E kishit harruar? Gjermani Dirk Novicki hyn përsëri në historinë e NBA-së

Në ndeshjen e fundit, të zhvilluar në Los Anxhelos, ku Dallasi u mund 104-101 nga Klipersat, veterani gjerman, Dirk Novicki, e kaloi kufirin e 50 000 minutave loje aktive, duke u bërë, kështu, basketbollisti i gjashtë në historinë e ligës më të fortë amerikane dhe botërore, NBA, që e kalon shifrën e lartpëmendur.

Ky basketbollist gjerman që ka 20 sezone që luan në SHBA, hyri, kështu, në shoqërinë e legjendave të tilla të basketbollit, si Karim Abdyl-Xhabar, Karl Meloun, Kevin Garnet, Xhejson Kid dhe Edvin Hejs. Novicki është i vetmi basketbollist evropian që ka fituar çmimin MVP, pra, si lojtari më i dobishëm në ligën më të fortë të basketbollit botëror.

Sfidanti.al