Italia, Luixhi Di Biaxho rihap dyert për Baloteln, rikthehet dhe Bufon e Kielini

Italia do të luajë ndaj Argjentinës dhe Anglisë në muajin  mars në dy ndeshje miqësore dhe në pankinë në rolin e trajnerit të komanduar do të jetë tekniku i përfaqësueses U21, Luixhi Di Biaxho. Ky i fundit ka shkaktuar befasinë teksa ka vendosur të kthejë në skuadër Xhanluixhi Bufon, Xhorxho Kielinin e sidomos Mario Balotelin.

Në rastin e Bufon e Kielinit, të cilët deklaruan tërheqjen nga kombëtarja italiane pas ndeshjes me Suedinë, trajneri Di Biaxho i sheh ata si personat e duhurt për të udhëhequr Italinë në këtë fazë tranzicioni që po kalon. Ndërsa për Balotelin, 19 golat në 25 ndeshjet e zhvilluara me Nisë, ishin bileta më e mirë për të për të veshur fanelën e Së Kaltërve.

Mario Baloteli e ka luajtur ndeshjen e fundit me Italinë në 24 qershor të 2014 pas eliminimit të Italisë nga Botërori i Brazilit. Deri në atë kohë, Baloteli zhvilloi 33 ndeshje me Të Kaltrit, me 13 gola të shënuar

sfidanti.al