Kur ishte tek Roma quhej si një talent premtues. Erik Lamela vërtet nuk ishte aspak i keq, por konkurrenca në futboll është e pamëshirshme, edhe pse argjentinasi nuk u transferua aspak keq, në Premier Ligë tek Totenhemi. Sidoqoftë, në ishull mesfushori sulmues kaloi periudhën më të errët të karrierës së tij.
U desh të vinte ndeshja e mbrëmshme e Kupës së Anglisë, ndaj modestëve të Njuport Kauntit që ai t’i gëzohej më në fund normalitetit më normal të futbollit, golit. Lamela kishte 504 ditë pa e gjetur rrugën e rrjetës dhe u desh të ishte përballë një ekipi të kategorisë së tretë, në rrezik për t’u rrëzuar, që t’ia dilte. Totenhemi fitoi 2-0 dhe arriti në turin e pestë të Kupës, ndërsa Lamela shpreson të ketë më shumë rast për të luajtur dhe për të shënuar.
Sfidanti.al