A shpetohet futbolli Italian?Paralajmërime per ndryshime radikale …

Presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Italisë, Roberto Fabriçini, ka paralajmëruar ndërmarrjen e hapave të mëdhenj për përmirësimin e gjendjes së futbollit italian. Sipas tij, duhet të pakësohet numri i lojtarëve që nuk janë nga BE-ja, por, gjithashtu, duhet të ulet numri i ekipeve në Serinë A!

“Ne duhet të përpiqemi që ta pakësojmë numrin e lojtarëve nga vendet që nuk janë në BE, jo vetëm në futboll, por edhe në sporte të tjerë. Për shembull, federatat e basketbollit dhe të volejbollit kanë paraqitur ankesa të njëta, sepse numri i madh i lojtarëve nga vendet që nuk janë në BE, mund të ndikojë për keq tek ekipet përfaqësuese. Sipas mendimit tim, edhe numri i ekipeve në Serinë A duhet të pakësohet, sepse 20 të tillë janë shumë. Ndonjëherë, zhvillohen ndeshje në shkurt dhe mars, gjë që nuk ka asnjë rëndësi rezultative”, vuri në dukje Fabriçini.

Sfidanti.al