Batuta e Gatuzos për Milanin dhe ëndrrën për në Champions

Rino Gatuzo nuk duket aspak si ndonjë yll i Hollivudit, ndërsa më shumë mund t’i ngjajë ndonjë mekaniku apo hidrauliku. Trajneri i Milanit e di mirë këtë dhe nuk ka aspak ëndrra “në diell”, as për vete dhe as për ekipin e tij. Ai reagon fort kur pyetet sesi shkon gara për në Champions për kuqezinjtë. “Mos t’iu vij keq, por unë lexoj pak (gazetat), – u shpreh ai, – flasin për kualifikimin për në Champions, por ne ende nuk jemi as në zonën e Ligës së Europës. Nuk u bëmë të bukur për dy muaj, nuk jemi si Bred Pit. Unë dua që të jemi si Kalimero, me syze, të shëmtuar dhe me mjekër si unë, por fitues”.

Javët e fundit Milani e ka marrë veten dhe po arrin fitore në Serinë A, ndërsa ka shpresë për t’u kualifikuar për në finalen e Kupës së Italisë, edhe pse vetëm barazoi 0-0 në “San Siro” ndaj Lacios në përballjen e parë gjysmëfinale. Gatuzo e vlerëson ekipin e tij si me shumë cilësi, por që duhet të jetë gjithnjë i bashkuar”. Milani është në vendin e 7-të në Serinë A, 4 pikë poshtë zonës së Ligës së Europës dhe plot 11 pikë zonës së Championsit, që për Serinë A përfshin 4 vendet e para.

Sfidanti.al