Mesi është më i miri në nxemje, në ndeshje dhe në … gjumë!

Kështu është mendimi i një tifozi pasi e ndoqi argjentinasin gjatë nxemjes në ndeshjen Barcelona-Alavesh. Ylli i Barcelonës po vepronte si të tjerët kur i erdhi një top në krahun e tij të majtë, jo saktësisht pranë këmbëve apo trupit. Numri 10 nuk e pati problem t’i jepte këmbës së majtë një lëvizje të tillë që e bëri t’i priste rrugën topit, ta zbuste atë, dhe ta nxirrte përpara vetes, gati për të vazhduar ushtrimet.

Një tifoz e filmoi veprimin dhe e hodhi në rrjetet sociale me shpejtësi të ngadalësuar. Komentet nuk munguan dhe ja njëri prej tyre: Më i miri në botë: 1. Mesi në ndeshje; 2. Mesi në nxemje; 3. Mesi në gjumë; 4. Të tjerët!

“Mesi në gjumë”, për këtë tifoz, do të thotë se Leo mund të bëjë gjithçka edhe “në 3 të natës”, pra të jetë po aq i mirë sa kur është në një orar normal ndeshjeje. Ndaj Alaveshit, Mesi shënoi golin e fitores sërish me një goditje dënimi.

Sfidanti.al