Pas Andreas, nje tjeter Pirlo mund te luaje me Juventusin. Behet fjale per djalin e ish futbollistit te bardhezinjve, Nikolò qe shume shpejt do te behet pjese e skuadres U16 te Juventusit. Aktualisht ai eshte pjese e skuadres se te rinjve te Peçetos, por sipas ‘Corriere di Torino’, sezonin e ardhshem ai do te jete pjese e skuadres se te rinjve te Zonjes se Vjeter.
‘Me ngjan shume, ka teknike e pak grinte dhe argetohet duke luajtur futboll-tregon Andrea Pirlo’.
Nikolò qe mban fanelen me nr.8 duhet te beje nje prove te Juventusi qe kete muaj per sezonin e ardhshem.
Sfidanti.al