Barcelona ka nisur bisedimet për rinovim kontrate me me Luis Suarezin dhe të interesuar nuk janë vetëm tifozët katalanas. Jo me më pak interes po e ndjekin situatën mbështetësit e Liverpulit, pasi ata kanë mësuar se sulmuesi uruguajan kërkohet me ngulm nga Zhoze Murinjo tek … Mançester Junajtid. Suarez, dikur krenaria e tifozëve në “Anfild”, mund të bëjë hapin e mallkuar për në stadiumin e rivalëve më të urryer (pas Evertonit), në stadiumin “Old Traford”.
Mediat njoftojonë se Junajtid ka gati 135 milionë stërlina (mbi 140 milionë euro), pra një rekord të ri futbolli, por Liverpuli lutet që kjo të mos ndodhë. Jo vetëm, do të ishte më e vështirë të mundej Junajtidi, por edhe do të ishte një turpërim që një idhull si Suarez të bëjë këtë sakrilegj.
Drejtuesit e Barcelonës duket se do të bëjnë gjithçka që liverpulasit të jenë të kënaqur. Presidenti Bartomeu thotë se Këpuca e Artë e Europës në fuqi (e fitoi Këpucën e Artë edhe në Liverpul), është i kënaqur në “Kamp Nou” dhe se bisedimet po ecin mirë për rinovimin e marrëveshjes që përfundon në 2019.
B. Kuka