Është Diego Lopez kundërshrtari më i vështirë për Leo Mesin

Nëse ka një kundërshtar që Lionel Mesi nuk e dëshiron përballë, ky është Diego Lopez. Portieri spanjoll realizoi një mrekulli mbrëmjen e djeshme duke i pritur penallti yllit të Barcelonës dhe është i vetmi që ka ndaluar dy gjuajtje të tij nga pika e bardhë. Hera e parë ndodhi në 31 janar 2008 kur ishte portier i Vijarrealit, dhe kjo ndodhi sërish në Kupën e Mbretit.

Mesi nuk po kalon një periudhë shumë të mirë me 11-metërshat duke humbur 3 nga 6 të fundit. Edhe gjatë karrierës, kjo ka qenë një pikë paksa e dobët e superyllit botëror, pasi nga 81 herë që ka provuar, ka mundur të realizojë vetëm 63, që do të thotë një mesatare 77 për qind. Aspak e lartë për këtë lloj specialiteti, aq më shumë kur quhet Lionel Mesi.

Sfidanti.al