Ç’po ndodh me VAR-in? Në Angli po gabojnë edhe me penalltitë!

Njëri nga ish-gjyqtarët më të respektuar të kohëve të fundit, Graham Poll, ka dhënë alarmin. Teknologjia më e re, VAR, nuk po përdoret si duhet në Kupën e Anglisë. Natyrisht nuk ka shumë shembuj, por mjafton ai i ndeshjes Çelsi-Noruiç ku Uillian i bluve u rrëzua në zonë pas ndërhyrjes së Tim Klozes së miqve dhe kërkoi penallti. Gjyqtari në të kundërt i dha të verdhë, ndonëse u këshilluar me VAR-in. Video asistenti, Majk Xhons, nuk e akordoi penalltinë edhe pse i ndoqi sërish pamjet filmike.

“Ai duhej të kishte thënë “po, këtu ka kontakt, është një pengim, pra është një penallti”, – ishte komenti i Graham Pollit, – një dështim i vërtetë dhe jam i shqetësuar. Nuk i vë faj arbitrit që mendoi se pati simulim, por i vë faj teknologjisë”.

Sfidanti.al