Nga Paraguaj me dashuri, dhuratë e veçantë për Lionel Mesin

Një palë këpucë nuk ta ndryshojnë jetën, por ta bëjnë më të lumtur, të paktën për disa ditë. Padyshim kjo i ka ndodhur Lionel Mesit pasi mori një dhuratë të veçantë nga Amerika e Jugut. Një artiste nga Paraguaji i dërgoi superyllit të Barcelonës një palë këpucë futbolli ku kishte përfshirë gjithë jetën sportive dhe familjare të tij, pra edhe foto me nënën, të shoqen dhe fëmijët, pa dyshim edhe momentet më të spikatura në futboll.

Lili Kantero quhet artistja 30-vjeçare, ndërsa mediat e gjithë botës e cilësuan dhuratën si “këpucët me historinë e jetës”. Në fotot e stampuara në to, nuk mund të mungonte ajo e momentit të festimit përpara tifozëve të Realit në “Santiago Bernabeu”, pas fitores 3-2 të El Klasikos së vitit të kaluar, pikërisht me bluzën e hequr dhe të nderë me duar për ta parë gjithkush.

Sfidanti.al