Valentino Rosi do të përballet sërish me ligjet. Piloti italian është denoncuar nga dy ish kujdestarë të vilës së tij që u lanë papunë pas shitjes së saj. Viktor Untu dhe Jigan Zinaida nga Moldavia, u lanë papunë pasi në Krishtlindje të 2016 Rosi shiti banesën e tij, ndërkohë që u shkri edhe shoqëria ‘Domus Mea’ që zotëronte këtë pronë.
Cifti moldav nëpërmjet avokatit të tyre kërkoi që Rossi t’u paguajë një dëmshpërblim për 6 muaj si dhe orët shtesë që sipas tyre nuk u janë paguar prej 5 vitesh, dhe shifra totale arrin në 114 mijë Euro,
Ndërkaq, përfaqësuesit ligjorë të Valentino Rossit kanë deklaruar se kjo kërkesë e dy ish kujdestarëve të vilës së pilotit është e pajustifikuar duke qenë se ata asnjëherë nuk kanë bërë orë shtesë në punën e tyre duke qenë se piloti nga Tavulia nuk ua ka kërkuar asnjëherë këtë. Gjithsesi, Rosi do të paraqitet në gjykatë në 12 janar dhe gjykatës do të jetë Mauricio Paganeli
sfidanti.al