Jup Hajnkes dëshiron të shkojë vetë në luftë me Arturo Vidalin

Antonio Konte i bëri vlerësimin më të lartë për karakterin e një futbollisti, duke e quajtur Arturo Vidalin një luftëtar të vërtetë, por edhe Jup Hajnkes nuk duket se ka opinion tjetër. “Nëse do të shkoja në luftë do të doja të kisha në krah Vidalin”, – tha Konte, duke e bërë të qartë se sulmuesi kilen është në planet e tij, ndërsa flitet për një ofertë prej 37-38 milionë eurosh për të.

Përgjigja nga trajneri i Bajernit nuk vonoi. “Nuk do të pranojmë largimin e Vidalit, – tha Hajnkesi, – jo vetëm atë, por asnjë tjetër gjatë janarit. Në fund të fundit, nuk ka pasur kontakte mes Bajernit dhe Çelsit”. Konte, sot tek Çelsi, punoi për 3 vjet me Vidalin tek Juventusi, duke pasur një mendim shumë të mirë për të.

Sfidanti.al