Lufta per Pierr Emerik Obamejang ishte mes Realit te Madridit e Paris Sen Zhermen, por i fituar doli futbolli kinez. Sulmuesi afrikan i Borusias se Dortmundit duket se ka zgjedhur skuadren e Guangzhout per te vijuar karrieren e tij.
Mesohet se futbollisti nga Gaboni ka arritur akordin per transferimin e tij te kampionet e Kines per vleren e 72 milione Eurove duke e lene ‘thate’ skuadren tjeter kineze qe e kerkonte; Beijing Guoan.
Por jo vetem kaq. Mesohet se Obamejang ka gjetur akordin edhe per pagen me skuadren qe drejtohet nga Fabio Kanavaro. Por ne kete rast shifrat mbeten sekret edhe pse eshte e lehte te imagjinohet se paga e futbollistit do te jete vertet e majme.
Sfidanti.al