‘Telenovela’ e veres mbyllet ne dimer; Kutinjo eshte futbollist i Barcelones

Mbyllet perfundimisht ceshtja Kutinjo. Braziliani eshte tashme zyrtarisht futbollist i Barcelones. Klubet kane arritur akordin qe pritej qe ne muajt e veres per transferimin e futbollistit brazilian i cili do te beje prezantimin javen e ardhshme.

Barcelona dhe Liverpuli e arriten marreveshjen per Kutinjon per shifren e 120 milione Eurove se ciles i shtohen edhe 40 milione te tjere ne formen e bonuseve te ndryshme.

Vendimtar ne arritjen e ketij akordi mes Barcelones dhe Liverpulit per Kutinjon u be vete futbollisti 25 vjecar i cili pranoi te paguaje nga xhepi i tij 15 milione Euro per te kaluar te Barcelona, nderkohe qe me pare kishte deklaruar se nuk do te luante me per Liverpulin.

Por jo vetem kaq, Kutinjo do te firmose me Barcelonen nje kontrate deri ne vitin 2023 se ciles do t’i shtohet edhe nje klauzole per zgjidhjen e saj prej 400 milione Euro.

Me shifren e 160 milione Eurove Kutinjo behet blerja me e shtrenjte ne historine e Barcelones dhe me e shtrenjta e kryer mdonjehere ne merkaton dimerore.

Kutinjo nuk do te mund te luaje ne Ligen e Kampioneve me skuadren e tij te re, por kjo mund ta ndihmoje ate te pershtatet sa me mire me ambientin e Barcelones.

Sfidanti.al