Para 5 muajve u gëzuan pa masë se e blenë, tani duan ta shesin!

Mbrojtësi më përvojëtë madhe, Leonardo Bonuçi, nuk ka shumë kohë që ka ardhur në “San Siro”, por tifozët e Milanit janë zhgënjyer ngaloja e tij. Kur Bonuçi erdhi te Milani, tifozët “rosonerë” u gëzuan pa masë se në ekipin e tyre kishte ardhur një nga mbrojtësit më të mirë italianë, madje, nga ekipi rival kryesor, Juventusi, duke e dobësuar, kështu, mbrojtjen e këtij të fundit. Për më tepër, Bonuçit iu dha edhe shiriti i kapitenit të ekipit kuqezi.

Sidoqoftë, vetëm pesë muaj mbas ardhjes së tij në “San Siro”, u pa qartë se te Milani nuk pati ndonjë ndryshim të dukshëm, për më tepër, ky ekip po luan dobët dhe ai është larg jo vetëm garës për titull, por edhe për ndonjë vend që të çon në Evropë. Paratë e mëdha (40 milionë euro) që u harxhuan për Bonuçin, duket se “ranë në ujë”, ndërkohë që, sipas një ankete të fundit, dy të tretat e tifozëve të Milanit duan që Bonuçi të shitet!

Sfidanti.al