Formacioni i ‘L’Equipe’ për 2017; dominon Reali i Madridit

Reali i Madridit dominon formacionin e vitit të përpiluar nga e përditshmja franceze ‘L’Equipe’. Janë katër futbollistë të skuadrës kampione të evropës dhe të botës që janë përfshirë në formacionin e të përdtishmes prestihgjioze franceze janë Kristiano Ronaldo, Marselo, Serhio Ramos dhe Luka Modric.

Klubi i dytë me më shumë përfaqësues në këtë formacion është pikërisht paris Sën Zhermen me Nejmar, Edinson Kavani dhe Dani Alvesh. Barcelona ka vetëm një futbollistët nga radhët e saj për në formacionin e L’Equipe dhe ai është pikërisht Lionel Messi. Në formacionin  e ‘L’Equipe’ janë përfshirë edhe portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon, mbrojtësi i Bajernit Mats Humels dhe mesfushori i Çelsit, N’Golo Kante.

Por jo vetëm kaq, ‘L’Equipe’ dhe gazetarët e tij vlerësuan si sulmuesin më të mirë Kristiano Ronaldon me 398 pikë i ndjekur nga Kavani me 361 pikë, ndërsa Mesi u cilësua si mesfushpori sulmues më i mirë me 405 pikë të grumbulluar kundrejt 335 pikëve të Nejmar.

Përsa u përket reparteve të tjerë, Serhio Ramos u shpall qendërmbrojtësi më i mire me 406 pikë, i ndjekur nga Humels me 231.

Sfidanti.al