Shpresonin Liverpuli, Arsenali e Barça, por e “përlau” Bajerni

Pjesëtari i përfaqësueses gjermane, Leon Gorecka, që luan me Shalken 04, pritet që të jetë një nga lojtarët më të kërkuar gjatë sezonit dimëror të transferimeve. Veçse është i ri dhe zotëron cilësi të shkëlqyera, ai ka favorin se i kanë mbetur edhe vetëm gjashtë muaj nga skadimi i kontratës aktuale që ai ka me klubin nga Gelzenkirheni. Kjo është edhe arsyeja që për këtë futbollist të talentuar janë interesuar aq shumë Liverpuli, Arsenali dhe Barcelona.

Por, megjithatë, duket se Bajerni i Mynihut nuk ka ndërmend që të lejojë që një ndër më të mirët në Gjermani të largohet aq lehtë nga vendi. “Bildi” njofton se kryesia e klubit bavarez, tanimë, është marrë vesh për ardhjen e Goreckës në  “Alianc Arena” mbas përfundimit të sezonit që do të thotë se ai do të vijë pa u blerë, ndërkohë që do të marrëte Bajerni një pagë shumë më të madhe sesa te Shalke.

Sfidanti.al