Gauardiola mundi Guardiolën… për të “masakruar” Barçën

I kishit dëgjuar fjalët që qarkullonin në qytetin e Mançesterit se Pep Guardiola do të largohej shumë shpejt? Ky, nuk ishte gjë tjetër, veç një lajm para ndeshjes me “keqbërësit” e Barcelonës. Pas një imazhi të rënë në fund të këmbëve me 4 golat në Kamp Nou, Guardiola ishte mbrojtur me këto fjalë:  “Nuk dua të ndryshoj stilin tim të lojës, para se të kthehem përsëri në Spanjë..”

Çfarë ka ndodhur me Pep-in dhe Sitin që ringjallën një ndeshje të vdekur për 40 minuta? Ka përmbysur ndeshjen, nuk ka patur zotërimin e topit dhe dukej qartë se doktrina e “profesorit të stolit” ishte goditur. Barcelona kishte topin, ndërsa Siti i Guardiolës.. veshi petkun e pragmatizmit duke bërë një sakrilegj.Fjalët e tij janë të arta: “ Sapo kam zbuluar se futbollistët e mi mund të luajnë në kundërsulm”.

Një Pep që ka brenda edhe një Murinjo. Po, kur fion kundër barçës askush nuk të fajëson për llojin e  armës, mjafton ta vrasësh. E mundi ish-ekipin e tij, duke mos qënë Guardiola.

Në euforinë që dehu qytetin e Sitit, një frazë mbetej pezull “ Kemi  nevojë për nja 20 vite për të qënë midis më të mirëve të futbollit”.Ishin fjalët e shpikësit të futbollit. Kur u thanë këto fjalë, e para gjë që të shkonte në mendje ishte: do të ishin vallë kaq të durueshëm sheikët e Sitit? Apo tjetra: do të ishin gjallë deri atëhere…