Nejmar rrëfen tmerrin e 2014: Rrezikova të mbetesha i paralizuar

Ndeshja cerekfinale e Botërorit të vitit 2014 mes Brazilit dhe Kolumbisë nuk harrohet lehtë nga Nejmar. Sulmuesi brazilian pësoi një dëmtim të rëndë në atë përballje pas një faulli të Zunigës dhe nuk zbriti në fushën e lojësd në 2 ndeshjet e fundit të evenimentit.

25 vjecari flet për këtë episod  në një intervistë të dhënë për ish shokun e skuadrës te Barcelona, Xherard Pike për revistën ‘The Players Tribune’

‘Dëmtimi në sfidën me Kolumbinë ishte momenti më i vështirë në jetën time-tha Nejmar-gjatë atyre ditëve qava shumë dhe pashë që edhe miqtë e familjarët e mi qanin. Nukisha në gjendje që të lëvizja këmbët. Mjeku më prekte këmbët dhe unë nuk ndjeja asgjë. Pas kryerjes së ekzaminimeve mjekësore më tah se do të mund të ecja, por botërori ishte mbyllur për mua. Nëse goditja do të ishte 2 cm më sipër, do të kisha mbetur i paralizuar’.

Sfidanti.al