Ju kujtohet Mirko Vucinic? Pritet të rikthehet në Itali

Pas katër vitesh në ‘emigracion’, Mirko Vuçiniç mund të kthehet  në Itali. Sulmuesi malazez i ka dhënë fund aventurës së tij me skuadrën e Al Jazeerës dhe po studion mundësinë që të kthehet në Pulja, rajonin ku nisi karrierën e tij në Serinë A me fanelën e Leçes ku u aktivizua në periudhën 2000-2006.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja ‘Corriere Dello Sport’, sipas së cilës Vuçiniç këtë radhë po përgatitet të kryejë një ‘tradhëti’ndaj Leçes. Në fakt ish futbollisti i Romës dhe Juventusit ka hyrë në kontakte me Drejtorin Sportiv të Foxhas që militon në Serinë B, Luka Nember, për t’u transferuar te kjo skuadër.

Sfidanti.al