Pak lojtarë të Realit të Madridit dhe të Barcelonës janë prononcuar për ndeshjen e ardhshme derbi “El Klasiko” që do të zhvillohet, këtë të shtunë në mesditë, në “Santiago Bernabe”. Kapiteni i Realit, Serhio Ramos, i ndërgjegjshëm për rëndësinë e kësaj ndeshjeje, pavarësisht se deri në fund të këtij sezoni ka akoma shumë ndeshje, vuri në dukje se, duke pasur parasysh situatën, në të cilën ndodhet Reali, atij i duhet fitorja në këtë ndeshje, për më tepër që luahet në stadiumin e vet.
“Kjo do të jetë një ndeshje tjetër e madhe. Mendoj se nuk ka nevojë të thuhen shumë fjalë për ta përshkrur ‘El Klasikon’. Kjo është një ndeshje e rëndësishme edhe në planin botëror, kurse ne, duke pasur parasysh situatën, në të cilën ndodhemi, kemi nevojë të madhe që ta fitojmë këtë ndeshje dhe t’i lëmë shans vetes që të luftojmë për titull. Sidoqoftë, ne vijmë te kjo ndeshje në një moment të mirë, pasi sapo kemi fituar titullin e kampionit të botës midis klubeve. Ne kemi një motiv të mirë dhe shpresojmë se të tria pikët do të mbesin në Mardid”, tha Ramosi.
Sfidanti.al