Mexhik Xhonson: “Nuk do të ketë më një Kobi Brajant tjetër!”

Mbas 20 vitesh karrere, bluzat me nr.8 dhe 24, me të cilat ka luajtur kolosi i NBA-së amerikane, Kobi Brajant, një nga basketbollistët më të mirë që ka luajtur, ndonjëherë, me Lejkersat, nuk do të prekën më, pasi zotëruesi i tyre doli, më në fund, në pension. Gjatë një cermonie prekësë që u zhvillua, ditët e fundit, në qendrën sportive “Stejpëlls” të Los Anxhelosit, u ngritën lart të dy bluzat me nr.8 dhe 24 që iu dhanë klubit, të cilit ai i qëndroi besnik gjatë të gjithë karrierës së tij.

Ish-basketbollisti legjendar amerikan, Mezhik Xhonson, vuri në dukje, me këtë rast, se Kobi Brajant është basketbollisti më i madh që ka mbajtur veshur këtë bluzë të florinjtë e të purpurt, se ai (Brajanti), gjatë 20 viteve, e bashkoi të gjithë qytetin për një dashuri – Lejkërsat! “Nuk do të ketë më një Kobi Brajant tjetër!”, vuri në dukje Mexhik Xhonsoni. “Ne të kërkuam që ti të luaje, kurse, ti, na dhe zemrën tënde!”, theksoi, nga ana tjetër, presidentja dhe pronarja e klubit të Lejkërsav, Xhini Bas.

Sfidanti.al