Lebron Xhejms vrapon për të kapur rekordet e NBA-së

Trajneri i Uashingtonit, Skot Bruks, e lëshoi batutën përpara sesa skuadra e tij të mundej nga Klivlendi, duke kujtuar ndeshjen e kaluar ku Lebron Xhejms shënoi 57 pikë. “Do të ishte sukses nëse do ta ndalonim në shifrën 56”, – tha ai duke qeshur. Jo, Lebron nuk shënoi kaq shumë këtë herë, edhe pse bëri gjithçka në fushë. Ylli i Kavaliersëve pati 20 pikë, 15 asistë, dhe 12 topa në tabela.

Xhejms përparoi në pikët e shënuara duke qenë vetëm 350 pikë larg shifrës 30 000, po përpiqet të hyjë në 10-en e parë të NBA-së në histori për asistët, ndërsa shton edhe topat në tabela. Gjithsesi, ndaj Uashingtonit pati disa arritje të tjera.

Kaloi Hakim Olaxhuonin për numrin e përgjithshëm të koshave të realizuar në karrierë, duke arritur në vendin e 9-të të kësaj renditjeje në NBA (10 754 gjuajtje të realizuara), fare pranë Dirk Novickit.

Nuk besohet se Lebron do të arrijë legjendën Karim Abdyl Xhabar që ka 15 837 gjuajtje të sakta në karrierë, ndërsa mund të synojë të kapë yje të tillë si Karl Maloun, Uilt Çembërlen, Majkëll Xhordan, Kobi Brajant apo Shakil O’Nill.

Po ashtu, Xhejms u bashkuar me Nik Van Ekselin, në vendin e 24-ët të renditjes së të gjitha kohëve për tripikëshat e realizuar. “Mbreti” i sotëm i basketbollit ka 1 528 gjuajtje të sakta nga largësia, larg Stefën Kërrit që mban vendin e 8-të me 2 000 gjuajtje, edhe më larg vendit të parë që mbahet nga Rej Alen me 2 973.

Sfidanti.al