Në vitin 2010, Bajerni i Mynihut hoqi dorë nga një yll i ri brazilian, i quajtur Nejmar, pasi iu dukën shumë 24 milionë eurot e kërkuara nga Santosi. Pak më vonë, Barcelona arriti të shpenzonte ndoshta 90 milionë euro (edhe pse u tha 57) për të marrë kartonin e tij, ndërsa verën e kaluar Paris SG e ngriti çmendurinë në institucion, pagoi 222 milionë euro që ta shkëpuste nga katalanasit.
“Mua Nejmari nuk më duket kaq i mirë, – thotë presidenti i sotëm dhe i atëhershëm i Bajernit, Uli Hënes, – nuk ia vlen të shpenzohen kaq shumë para për të”. Hënes i tha këto fjalë në një darkë të Krishtlindjeve me tifozë bavarezë, ndërsa theksoi diferencën e Bajernit me PSG-në. “Ne nuk mundemi të investojmë këtë shifër (222 milionë euro) për Nejmarin, – tha ai, – as 180 milionë eurot për Mbapenë, që më duket lojtar shumë i mirë”. Mentaliteti në futbollin gjerman është që, edhe nëse janë këto para në arkë, nuk ia vlen të shpenzohen.
Sfidanti.al