Kristiano Ronaldo e ka shpëtuar të vëllanë nga alkooli!

Kristiano Ronaldo, deri tani, rrallë herë, e ka ekspozuar familjen e tij në publik, kurse, kësaj here, gjatë ceremonisë së dhënies së “Topit të artë” që e fitoi, ai erdhi i shoqëruar nga njerëzit e tij më të afërt. Midis tyre, ndodhej edhe vëllai i tij pak i njohur në publik, Hugo Aveiro, 10 vite më i madh sesa Kristiano, që ka pasur një jetë krejt ndryshe nga vëllai i tij më i vogël, një jetë, më të vërtetë, problematike. Hugo kishte probleme të mëdha me alkoolin dhe drogat, deri sa Kristiano vendosi  të ndërhyjë dhe ta shpëtoi të vëllanë. Ylli i Realit të Madridit shpenzoi shumë para, duke e dërguar të vëllanë, Hugon, në klinikat përkatëse më të mira të botës, gjë që dha rezultatet e veta pozitive.

Hugo, aktualisht, është i pastër dhe drejton muzeun e Ronaldos në Madeira. “Po të mos kishte qenë Kristiano, kam mendimin se Hugo nuk do të ekzistonte më. Ai e ndihmoi të vëllanë jo vetëm me para, por edhe me vullnetin e tij të madh”, thotë e ëma e tyre, Dolores. Varësia nga alkooli, gjithnjë, ka qenë problem në familjen e Kristianos. I ati i tij, Zhoze Dinish, ka vdekur nga alkooli, kur Kristiano ishte 20 vjeç dhe kjo është arsyeja që ai nuk pi alkool, e shumta, një gotë vere ose shampanje.

Sfidanti.al